Modelja joshëse e Instagram pranon vetëm “burrë që ka bërë vaksinën e koronavirusit” (Fotot)

16/12/2020 17:53

27 vjeçarja Iasmin Santos ka zbuluar së fundmi për fansat e saj se “i mbijetoi” periudhës së pandemisë pa bërë fare seks, dhe tashmë kërkon një të dashur që ka bërë vaksinën e koronavirusit.

Modelja e njohur në Instagram tregoi rregullat e saj rigoroze për të dashurin e ardhshëm.

Më herët ajo kërkonte që ata që i përshtaten në rrjetet e njohjeve të reja, të testohen para se të takoheshin, dhe të rezultonin negativë për Covid-19.

Tashmë braziliania bukuroshe shkon edhe një hap më tej duke kërkuar që kandidatët e saj të kenë bërë vaksinën e koronavirusit.

Iasmin jeton aktualisht në Londër, ku janë shpërndarë dozat e para të vaksinës së aprovuar.

Ajo rrëfen: “Fillimisht mendoja se do të ishte një karantinë e shkurtër, por zgjatja e saj i surprizoi të gjithë”.

“Unë dua një burrë që të ketë bërë vaksinën e koronavirusit, kjo është kërkesa ime e parë në aplikime.

“Kam pasur gjithmonë pritshmëri të larta për ditën kur do të takoj një djalë, dhe dua që ai të jetë i veçantë. Por megjithë këtë dua që të kemi të gjitha masat për të evituar përhapjen e virusit”, thotë influencuesja e suksesshme, e cila ka disa sponsorë në faqen e saj, përfshi dhe kompani farmaceutike.

Fansat e saj vijnë nga vende të ndryshme madje dhe nga Dubai, Parisi e Milano.

Më herët bukuroshja dukej krejt ndryshe para se të kryente rreth 50 ndërhyrjet e kirurgjisë plastike.

Ish-modelja e revistës Playboy Playmate ka shpenzuar më shumë se 100,000 euro në kirurgji plastike, duke përfshirë tre operacione të gjoksit.

Iasmin rrëfen: “Kam ndryshuar gjokset e mia tre herë. Jam e fiksuar pas kotësisë, nëse diçka më bezdis dhe mund ta ndryshoj, e bëj menjëherë”.
Modelja thotë se merr shumë kritika për pamjen e saj por nuk shqetësohet për to.

FOTO GALERI
1/4
Iasmin Santos ka zbuluar së fundmi për fansat e saj se “i mbijetoi” periudhës së pandemisë pa bërë fare seks

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA