Meta pret pasdite Vjosa Osmanin në Tiranë në vizitën e saj të parë shtetërore

16/12/2020 13:06
Presidenti Ilir Meta

Presidenti i vendit Ilir Meta do të mikpresë sot në Tiranë Presidenten në Detyrë dhe njëkohësisht Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me delegacionin zyrtar, që e shoqëron në këtë vizitë të parë shtetërore.

Ceremonia zyrtare e pritjes solemne me Truprojë Nderi dhe ekzekutimi i të dy himneve, do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës, në orën 15.30. Më pas të dy krerët e shteteve do të zhvillojë një takim kokë më kokë, si  dhe do kryesojnë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive.

Në ora 17:00, të dy Presidentët do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Top Channel