Konferenca e Kryetarëve e mbledhur mëngjesin e së mërkurës ka marrë vendimin për shtyrjen e punimeve të seancës plenare edhe pas Krishtlindjeve, ndërkohë që sipas kalendarit të punimeve, seanca e fundit e Parlamentit për këtë vit ishte përcaktuar 17 dhjetori.

“Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin për median nga kuvendi.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka nënvizuar se “Plani i Veprimit që shqyrtojmë sot është një dokument shumë i rëndësishëm sepse përmban gjetjet, rekomandimet, sfidat dhe masat konkrete për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.”

Mesa duket mungesa e një ministri të Brendshëm në Shqipëri ka shkaktuar shtyrjen e punimeve të Parlamentit. Sakaq kryeministri ka bërë të ditur se brenda ditësh mund të dërgojë emrin në presidencë për ministër të Brendshëm, ndërsa Parlamentit i duhet të presë të paktën mbi 15 ditë për dekretin e kreut të shtetit.

Precedentët e mëparshëm me dekretet për ministra, ku Meta i ka refuzuar apo i bllokuar, duket se e kanë detyruar mazhorancën që të mos mbyllë punimet e Parlamentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA