“Ka rrezik riinfektimi” – Silva Bino tregon në Open pse duhet mbajtur maska edhe pasi e kemi kaluar Covid-19

16/12/2020 23:38

Në Open në Top Channel u fol për situatën e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë dhe për kohën se kur pritet të mbërrijë vaksina në Shqipëri.

Një detaj që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte që doktoresha e njohur Silva Bino u shfaq me maskë edhe ishte në një lidhje direkte nga shtëpia.

Një ndër pyetjet e shumta që vjen nga publiku është pse ju zonja Bino mbani maskë edhe në shtëpi?- e pyeti Eni Vasili.

“Unë e kam kaluar Covidin. Mbajtja e maskës është një vendim i imi. Patjetër që duhet mbajtur maska edhe pasi e ka kaluar Covidin pasi ka rrezik riinfektimi”- tha Bino.

Ndërkohë që kur u pyet për masat që duhet të merren për festat e fundvitit Bino tha: Nuk është një mesazh i mirë ky që po jap unë tani, por nuk duhet që për festa të dalim në dreka dhe darka me familjen. Të gjithë duam të dalim me familjet për festa por kjo nuk duhet të ndodhë. Të shmangim grumbullimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA