Përdoruesit e Spotify shprehen se nuk po munden të dëgjojnë muzikë. Ata thonë se nuk po hyjnë dot në aplikacion ose aplikacioni iu është mbyllur.
Problemet u raportuan në të gjithë Evropën, sipas faqes në internet Down Detector, megjithëse ndërprerja mund të jetë globale dhe kjo vjen si pasojë e vendit ku shumica e njerëzve po përpiqen të përdorin site-in.
Spotify mban një llogari në Twitter –“ Statusin Spotify”, që gjurmon problemet dhe jep informacione se kur mund të rregullohen.
Problemet vijnë vetëm disa javë pas një ndërprerjeje tjetër në fund të nëntorit. Disa këngë patën probleme teknike duke përfshirë faqen e artistes Dua Lipa dhe Lana Del Ray, por problemet e reja duket se e kanë çuar shërbimin plotësisht jashtë linje.
Top Channel