Vllaznia në krye të Superligës/ Xhaferri: Janë tejkaluar pritshmëritë. Titulli është ëndërr për këtë sezon

15/12/2020 20:00

Pas 8 javësh Vllaznia duket se ka befasuar edhe vetë drejtuesit e saj me ecurinë dhe me udhëheqjen që po i bën Superligës me 6 fitore një barazim dhe vetëm 1 humbje.

“Të themi të vertetën i ka kaluar pritshmëritë që kishim dhe uroj që të vazhdojmë kështu sepse oreksi vjen duke ngrënë”.

Megjithatë paralelisht në këtë periudhë ka filluar edhe procesi i privatizimit të klubit nga Bashkia Shkodër e cila nuk ka paguar të paktën 3 muaj pjesën e saj të marrëveshjes s ai përket pagave të lojtarëve.

“Nga Vllaznia askush nuk është larguar pa u paguar dhe nuk kemi asnjë borxh të tillë. Ka disa vonesa që janë procedura të bashkisë por mund të them se janë normale”.

Fitorja e fundit në minutën 90-të ndaj Partizanit i ka djeguar të kuqeve aq sa drejtori i tyre Olsi Rama deklaroi se ndikim në suksesin e shkodranëve ishin 2-300 tifozët e pranishëm  në Stadium.

“Sipas kësaj logjike nëse 2-300 tifozë ndikuan në shënimin e një goli po të kishim 18.000 ne do të shënonim 30 gola? Ka një keqkuptim këtu”.

Titullin e fundit Vllaznia e ka fituar në vitin 2001, a është ky viti i duhur për të çuar trofeun në Shkodër?

“Urojmë që po do të ishte një ëndërr”.

Top Channel