Myzafer Zeneli nga Golemi i Kavajës, në datën 28 shtator 2020 shkon pranë një banke për të kërkuar kredia. Atje mëson se ai një ditë më parë kishte marrë një tjetër kredi në vlerën e 1.100 milion lekësh të vjetra pranë IUTE CREDIT.
“ Unë vajta në një bankë për të marë kredi se më kishin dalë letrat e shtëpisë. Pas dy ditësh më morën në telefon dhe më thanë që ti ke një kredi tek IUTE CDRETIT, prej 1 milion e 100 mijë lekësh të vjetra. I pyeta cfarë është kjo supermaket se nuk e dija se kisha dëgjuar kurrë në jetën time. Jo më thanë është bankë. “, Thotë Myzafer Zeneli.
Myzaferi i drejtohet pikës qendrore të IUTE CREDIT në Tiranë, nga kjo zyra ai nuk merr shumë informacion përcillet vetëm me një dokument ku në të citohet se.
“INFORMAMOJMË SE KLIENTI MYZAFER ZENELI ËSHTË DISNURSUAR SHUMË PREJ 117700 ALL, NË DATËN 27.09.2020. DETYRIMI AKTUAL ËSHTË 181242 ALL”.
“ Tek IUTECREDIT qendror më dhanë një letër që unë isha kreditor”, thotë ai.
GAZETARJA: Kontratën e kredisë e kërkove?
“Po e kërkova dhe nuk më dhanë asgjë. ”
Myzaferi thotë se kurrë nuk ka marë një kredi pranë IUTECREDIT. Ai thotë se kjo kredi është marë me kartën e tij të ID-s. Përballë këtij mashtrimi myzaferi kërkon t’i shpëtojë kredisë duke berë kallzim penal pranë Drejtorisë së Policisë së Durrësit dhe Vlorës.
” Në policinë e Durrësit më thanë do të shkosh në Vlorë sepse atje është marë kredia. OPGJ-ja sëbashku me shefin e krimeve e morën denoncimin dhe e dërguan në prokurori. Unë po prisja të reagonte shteti,por hic. Shkova dhe në Vlorë bëra dhe atje denoncim dhe më thanë që tek kontrata është dhe një numër telefoni i familjarëve të tu”, thotë ai.
Por ai numër telefoni nuk i përkiste asnjë prej anëtarëve të familjes Zeneli. Por si meren paratë pranë IUTECREDIT? Ne bëmë një lidhje telefonike me kujdesin ndaj klientit të kësaj banke.
AGJENTI I.C: IUTE CDREDIT: Përshëndetje! Si mud tju ndihmoj?
GAZETARJA: Jam e interesuar të mar jë kredi prej njëmilion lekësh të vjetra. Cfarë kushtesh duhet të plotësoj unë si kredimarrëse?
AGJENTI I.C: IUTE CDREDIT: Ju doni të aplikoni për herë të parë tek ne apo jeni kliente?
GAZETARJA: Po, për herë të parë.
AGJENTI I.C: IUTE CDREDIT: 1 mosha mbi 20 vjec. 2 duhet të jesh në marrëdhënie pune. 3 dhe minimalisht tre muaj sigurime pa ndërpreje.
GAZETARJA: Në momentin që aplikoj a më jepet një kontratë dhe e lidh me ju?
AGJENTI I.C: IUTE CDREDIT: Patjetër që po. Si jo. Në rast se të aprovohet kërkesa vjen firmos kontratën dhe pastaj tërheq lekët.
GAZETARJA: Sa më vonohet përgjigja?
AGJENTI I.C: IUTE CDREDIT: Në rastin më të mirë as 10 minuta.
GAZETARJA: Po unë a mund ta mar një kpje të kontratës?
AGJENTI I.C: IUTE CDREDIT: Në momentin që iu aprovohet kredia firmoni një kontratë dy herë. Njërën e mbani ju dhe njërën ne.
Myzafer Zeneli nga IUTE CREDIT ka vetëm këtë dokumet që e cilëson atë si kredimarrës. Ai thotë se pranë kësaj bankë nuk ka shkelur kurrë dhe nëse kredia do të ishte marë nga Myzaferi, banka duhet t;i kish dhe një kontratë kredie. Pas kësaj skeme mashtrimit TOP CHANNEL i drejtoi një shkresë zyrtare IUTE CREDIT, ku kërkojmë se kush është përsoni që ka marë kredi në emër të Myzafer Zenelit. Të nesërmen në mëngjës Myzaferi u thirr nga Iute Credit.
” Mua sot më morën në telefon nga banka dhe më thanë që do të marësh një vërtetim që ti nuk je më kreditor tek ne deri sa ta zgjidhë prokuroria. Pasi kishin bërë verifikimet e tyre, unë nuk isha kredimarrësi dhe më dhanë këtë letër. Falenderoj Top Channelin sepse për mua 1.8 milion ishin si 180 milion lekë. Ne jemi të dy pa punë plus që dhe stresi bën punë e vet.” , thotë Zeneli.
Po a është ky një proces normal dhënie kredia? Myzafer Zenelit nga iute credit iu dorëzua ky dokument
“IUTECREDIT KA KONSTATUAR SE MYZAFER ZENELI ËSHTË VIKTIMI I NJË MASHTRIMI TË NDODHUR NË MUAJIN SHTATOT TË 2020.
MKË PËRSON MASHTRUES ËSHTË PARAQITUR ME KOPJET E KARTËS SË IDENTITEIT TË MYZAFER ZENELIT TEK DYQANI I ISHPARTNERIT TË IUTECREDIT ME PRONAR GENCI LLAMBRO. DUKE QENË SE HETIMET NGA PROKUROTIA ZGJASIN NË KOHË IUTECREDIT KA MARRË VENDIMIN QË KREDIA NË EMËR TË MYZAFER ZENELIT TË SHPALLET KREDI E ANULLUAR DERI NË VENDIMIN PËRFUNDIMTAR TË PROKURORISË”.
Top Channel