“Dhunë është zhvatja e ministrave ndaj shqiptarëve”, Berisha flet pas protestës për ‘Politico’, Rama i përgjigjet: S’janë armiq, por bashkëqytetarë të dëshpëruar
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar punën e gazetarëve dhe operatorëve, për raportimin gjatë këtyre gjashtë ditëve protesta për Klodian Rashën, i riu që u vra nga efektivi i policisë.
Me një shënim në Facebook, Meta shpreh mirënjohjen e tij për gazetarët, ndërsa thotë se “kanë shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë”.
“Në këto ditë të vështira për të gjithë”, shkruan presidenti Meta, “keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias!”- mbyll postimin Meta.
Top Channel