Stola të bëra me maska, përpjekja e studentit korean për të ricikluar plastikën

15/12/2020 12:25

Mbrojtja ndaj koronavirusit duke përdorur maska e doreza ka rritur prodhimin e plastikës në të gjithë botën, duke cënuar rëndë mjedisin.

Një student i dizajnimit të mobiljeve nga Koreja e Jugut, i shqetësuar nga mbeturinat e shkaktuara nga maskat vendosi të gjejë një mënyrë për ti ricikluar ato.

Kim Ha-neul mblodhi maskat të bëra me plastikë dhe ndërtoi stola. “Plastika është e riciklueshme, kështu që pse të mos riciklojmë maska për fytyrën, të cilat janë bërë prej plastike?” tha 23-vjeçari.

Studenti thotë se duhen 1500 maska për të bërë një stol dhe duket se kjo është një zgjidhje e mirë eko-miqësore për mjedisin.

Burimi: Reuters

Top Channel