Thirrja publike për bashkim në një front të përbashkët  nuk është pasur me tryeza konkrete mes Myslim Murrizit, Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit.

Lëvizja  Demokratike Shqiptare  pritet të dalë e vetme në zgjedhje pasi  kryetari i saj  e sheh me rezerva bashkëpunimin me dy ish-fuksionarët e lartë të Partisë Demokratike.

“Deklarata publike janë show. Nuk do doja që LDSH  të  kishte brenda listës së saj individ që mbajnë mbi shpine zullumet e qoftë të qeverisjes së PD qoftë të PS. Konkretisht e kam fjalën për çdo pushtetar të mundshëm që ka qeverisur këtë vend dhe ka qenë në elitën vendimarrese politike të këtij vendi. Të mos na shfajesohen dhe të mos na bëhen si engjëj në prag zgjedhjesh”, tha Murrizi.

Mohon të dalë në një listë të përbashkët me  figura të cilët mbajnë   faturën e pushtetit të  vitit 2005-2013,  por lë një shteg hapur për bashkëpunim.

“Nese do të ofrojnë mundesinë e individeve pa ngarkesa negative gjatë qeverisjen së 2005-2013. Duhet të deklarojnë të shkuarën e tyre me komunizmin dhe të shohim çfarë ofrojnë si potencial njerezor”, tha Murrizi.

Myslym Murrizi refuzon rekomandimin e Komisionit të Venecias,  i cili  kërkoi  vetëpërmbajtje nga kryetarët  e partive për të mos  kandiduar   në 4 zona elektorale teksa konfirmon  se Tirana dhe  Fieri janë dy zgjedhjet e  sigurta të tij.

“Venecian nuk e marr fare në konsideratë. Ligjvënësi shqiptar është sovran në vendin e tij.  Komisoni i Venecias   në Shqipëri ka dy vite që përdor si Gjykatë kushtetuese lëvizëse dhe opinionet e tyre sjane as mish as peshk.  Ka qenë kërkesë e imja për të maksimalizuar votën e partive të reja dhe të vogla që nuk kanë sekser pushtetesh në çdo  qendër votimi . Kjo lloj kategorie është ndarë mes PD PS dhe LSI”, tha ai.

Skenarët e  daljes në zgjedhje po  vlerësojnë edhe një tjetër opozitë, ajo jo- parlamentre. Opsioni më  i mundshëm  është dalja në disa zona me një listë dhe në të tjera me dy. Vendimmarrje finale do besohet tek llogaria e votave, ndërsa LSI do ruajë logon e saj në fletën e votimit.

Top Channel