Komisioni i Posaçëm për raportin e Dick Marty/ Murrizi: Letër institucioneve për Marty dhe Baraybar

15/12/2020 14:11
Deputeti Myslim Murrizi

Sot u mbajt mbledhja e dytë e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për zbardhjen e çështjeve të raportit të Dick Marty për Shqipërinë. 

Po diskutohet shqyrtimi dhe miratimi i kalendarit të punimeve të Komisionit të Posaçëm që parashikohet të zgjasë deri në mars të vitit 2021.

Deputeti Myslim Murrizi në Komision kërkoi seanca dëgjimore me zyrtarë të viteve ’98 dhe ’99 në vendin tonë. Gjithashtu Murrizi tha që tu dërgohet letër institucioneve të huaja përkatëse për informacione në lidhje me Dick Marty dhe Hose Pablo Baraybar.

“Nuk shoh ndonjë vështirësi për marrjen e informacioneve në Shërbimin Informativ të Shtetit. Të merren në pyetje zyrtarët e asaj kohe të vitit ’98, ’99, 2000, të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes në betejën politike të asaj kohe. Do të doja që të mos ktheheshim në një magazinë por të ndihmojmë zbardhjen e të hedhim dritë mbi faktet e akuzave të pabaza sipas mendimit tim jo në bazë të bashkëpunëtorëve, por në bazë të një raporti konkret. Do doja që në këtë komision të merret në konsideratë kërkesa ime. Të vijë ish-hetuesi Hose Pablo Baraybar. Të dimë se përse Thaçi bashkë me të tjerët janë në Hagë. Të gjithë deputetët me certifikatë sigurie kanë target që të marrin informacione. Sa i përket dy personaliteteve të huaja Dick dhe Hose Pablo është mirë tu bëhet letër institucioneve  të shikohet e drejta”, tha Murrizi.

Kujtojmë se anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty ka ngritur akuza se në territorin e Shqipërisë ka pasur veprimtari kriminale të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët  gjenden në paraburgim të Hagës që prej datës 5 nëntor.

Top Channel