TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish për vizitë këtë të martë në shtëpinë e familjes Rasha.

Kujtojmë se kjo është hera e tretë që kreu i qeverisë ka vizituar familjen Rasha, pas vrasjes tragjike të të riut, Klodian Rasha më 8 dhjetor nga një efektiv i forcave ‘Shqiponja’.

Ngjarja e rëndë ka sjellë reagime të forta në opinionin publik, ku prej disa ditësh të rinjtë janë ngritur në protestë duke kërkuar drejtësi. Lidhur më këtë ngjarje, ka dhënë dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa protestuesit kanë kërkuar që të largohet edhe kreu i policisë, Ardi Veliu.

Kjo vizitë e Ramës tek familja Rasha vjen 7 ditë nga vrasja e 25-vjeçarit nga polici. Ndërkohë, një ditë më parë, qeveria mori vendimin duke i siguruar 61 mijë lekë pension mujor familjes.

FOTO GALERI
11/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA