Fatma Haxhialiu sqaron lajmet e pritjes së ëmbël dhe dëshirën në përmbyllje të këtij viti

15/12/2020 17:49
Fatma Haxhialiu

Ditën e sotme, e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në Pesë” ishte gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu, e cila foli rreth çështjes së lajmeve për një shtatzëni që qarkulluan në rrjetet sociale, po ashtu edhe për dëshirën e saj në përmbyllje të këtij viti.

Ajo tha se është nga ato lajme që e bëjnë shumë të ndjeshme dhe është ndjenja më e bukur për një grua, dhe nuk do ta mohonte kurrë, kështuqë nuk ka asgjë të vërtetë.

“Është nga ato lajme që më bëjnë shumë të ndjeshme dhe është ndjenja më e bukur për një grua, dhe nuk do ta mohoja kurrë, kshuqë nuk ka asgjë të vërtetë. Nisur nga eksperinca e parë unë kam qejf ta lë që është shumë intime, tek e para kam ndjerë diçka që doja vetëm ta kisha për veten time. Për ta mohuar dhe më pas të dal po isha nuk ka për të ndodhur, kështuqë jam siguruar dhe po e them se nuk jam shtatzënë. Kërkesë për dhuratë nuk ka, por e përmend të ketë një vëlla se i shikon fëmijët e tjerë. 2021 do ta mendoj me seriozitet të plotë, ajo që kam kuptuar nga ky pushim në karantinë është se i marrim gjërat më shtruar dhe duke u nisur nga kjo gjë tek përkushtimi i Kianit, më duket si një gjë që do t’i hyja në hak bebit tjetër nëse nuk do i dedikohesha. Me gjithë njerëzit e dashur pyertja ime ishte ‘si je, a je mirë?’ për shkak të pandemisë. Kam pasur dy zënka me dy njerëz që nuk e mendoja se do i bëja ndonjëherë, por janë rregulluar. Me Aulonën po arrijmë të takohemi 1 herë në muaj. Situata më e sikletshme me Kianin ka qenë në kursin e futbollit ku atletet janë me thumba dhe ja dhuruam një shoku të skuadrës dhe në momentin që i mori më tha se duhet ta kishit diskutuar me mua dhe i thamë na vjen shumë keq që nuk e diskutuam me ty, se ku i kemi mësuar përkatësinë e gjërave ne i shpjegojmë se ti mund të bësh çfarë të fuash me gjërat që janë të tuat. Motra ime ka qenë në Hollandë në karantinë e vetme, dhe kanë qenë muaj të tmerrshëm ku ti mendon të keqen se ishte e vetme ku edhe nuk e ndihmon dot. Një mesazh që më bëri të reflektoj ka qenë se më kishte shkruar që ti ishe në telefon dhe nuk flisje me burrin, por ajo ka qenë një ndër ditët më të ngarkuar, ndërkohë që kisha probleme në biznes dhe thashe shiko si e përcjellin njerëzit një moment tëndin të përcaktuar dhe kanë edhe guximin të të gjykojnë, por më bëri që të reflektoja. Shpenzimi më i madh është arredimi i shtëpisë. E kam në plan të gjerë ku unë kam mësuar nga kjo situatë e vështirë dhe do thoja thjeshtë mirënjohje pafund për faktin se familja ime ka gëzuar shëndet të plotë dhe kam mësuar nga 2020 mos të fokusohem tek situatat problematike dhe të jem mirënjohëse tek gjërat që kemi”, tha Fatma.

Top Channel