Lleshaj pas dorëheqjes: 2020-ta shënon vitin me minimumin e kanabisit të trafikuar drejt Italisë

14/12/2020 11:52

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili u dorëhoq pas vrasjes së Klodian Rashës nga një polic tha se 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga vendi ynë.

Ai theksoi se kjo shifër është 37% më pak nga 2019-ta. Sipas tij, arsyet e këtij suksesi historik gjenden tek shumë faktorë, ku veçohet vullneti i paepur politik; angazhimi i fortë policor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, ku spikat ai me Italinë.

Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi. Sot Italia konfirmoi një arritje të madhe të Shqipërisë. 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria: 37% më pak nga 2019.  Arsyet e këtij suksesi historik gjenden tek shumë faktorë, ku po veçoj:

Vullneti i paepur politik;
Angazhimi i fortë policor;
Bashkëpunimi ndërkombëtar, ku spikat ai me Italinë.

Operacioni i sotëm i SHÇBA-së dhe PSH në Vlorë, ku u shkatërrua një rrjet prej 41 personash, përfshirë edhe punonjës të Policisë, është vetëm një shembull që tregon se përse kemi arritur tek ky sukses që duhet të bëjë krenar të gjithë ata që kanë luftuar për këtë qëllim madhor. Faleminderit Italisë për pjesëmarrjen në këtë luftë fitore të rëndësishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA