Policia ka bërë bilancin pas protestës së djeshme në Tiranë, ku qytetarë të shumtë protestuan për vdekjen e Klodian Rashës. 4 janë arrestuar në flagrancë dhe 46 shtetas të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Ndërkohë që si pasojë e goditjes me gurë, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta është dëmtuar një punonjës policie.

Njoftimi

Me date 13.12.2020, në Sheshin “Skenderbej” nisi një tubim i paligjshëm, i cili vazhdoi më pas në drejtim të godinës së Kryeministrisë, në afërsi të DVP Tiranë, në drejtim të “Bllokut” dhe disa më pas të ndarë me grupe janë kthyer sërish në Sheshin “Skëndërbej” dhe duke vazhduar më tej në rrugën e Durrësit, rrugën “Dritan Hoxha” dhe Sheshit Shqiponja, ku kanë dëmtuar gjatë rrugës së përshkruar kazanët e mbeturinave, sinjastikën rrugore, reklamat e bashkisë dhe vendstacionet e mjeteve të transportit publik.

Si pasojë e goditjes me gurë, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në drejtim të punonjësve të policisë të planizuar me sherbim, është dëmtuar një punonjës policie.

Më pas, në përfundim të veprimeve procedurale janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 46 të tjerë, për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës ” , ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private.

Policia e Tiranës apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe u bën thirrje qytetarëve që problematiken dhe shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente, pa krijuar grumbullime, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID -19.

FOTO GALERI
12/46

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA