“Më bezdis kur më thonë “Mimoza Llastica”, aktorja ka 2 fjalë me ata që e thërrasin kështu

14/12/2020 19:46

Zhaklina Dhimojani ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për donacionin bujar që i bëri Ministrisë së Shëndetësisë, gjest që nuk u kalua pa vëmendje në rrjetet sociale.

Aktorja e njohur për rolin e Mimoza Llasticës, vazhdon të kontriubojë për vendin e saj, megjithatë nuk ngurroi ta shprehte hapur një pakënaqësi.

“Të them të drejtën më jep bezdi kur vazhdojnë të më etiketojnë Mimoza Llaatica, për shembull më jep bezdi titulli ‘Mimoza Llastica u rrit’, siç kishin shkruar së fundmi në disa portale. Unë jo vetëm jam rritur, por jam në moshë për të qenë edhe gjyshe pak më vonë. Janë disa etiketime që duhet t’i lemë pas”, tha ndër të tjera ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA