Ekzistenca e jashtëtokësorëve ka ngjallur e vazhdon të ngjallë debate pafund, në të cilat kombinohen matematika e fortë, provat shkencore, komplotet e ndërlikuara, një habi e ngjashme me atë të një fëmije, e që prej shekujsh nuk kanë marrë një përgjigje të saktë.
Mbi një milionë vetë iu përgjigjën një thirrjeje në Facebook shtatorin e vitit 2019 për të “mësyrë zonën 51” të Nevadës, ku mendohet se fshihen sekrete të jetës aliene. Ka mjaft persona të njohur që besojnë te jashtëtokësorët, e disa madje pretendojnë se kanë pasur dhe kontakte personale me ta.
“Kam parë një UFO. Para disa vjetësh, po ecja në rrugë kur ngrita sytë lart dhe e pashë në qiell; dukej gati si një krimb; ndryshonte formën dhe po lëviZte gjithandej”, tha Demi Lovato për “Elle Canada”.
I pyetur nga e dinte që duhet të largohej nga “One Direction” për një karriere solo, Zayn Malik u përgjigj:
“Ma tha një alien në ëndërr”!!
Këngëtarja Ariana Grande pretendon se ka parë një UFO në vitin 2013.
“Duhet te jemi budallenj të mendojmë se jemi ne të vetmet forma jete në Univers”, u shpreh ajo.
Të njëjtën gjë mendon dhe Tom Cruise.
“Miliona yje atje lart dhe ne qenkemi të vetmet qenie të gjalla? Jo, ka shume gjëra të tjera atje”, thotë ylli i Hollivudit.
Kate Perry beson me forcë si tek alienët, ashtu edhe fantazmat, por alienët sikur e bindin pak më shumë.
“Do të ishte arrogancë të mendonim se jemi të vetëm në të gjithë këtë hapësirë”, thotë Dwayne Johnson.
Keanu Reeves nuk i heq asnjë presje komenteve të kolegut.
“ Kozmosi është një vend goxha i madh”, shprehet ai duke nënkuptuar se nuk ka sesi të jemi të vetëm.
Top Channel