“E dija që kishte ndjenja për mua”/ Ana i drejtohet Arjonit: Jam e hapur për ballafaqim, nxirri faktet

14/12/2020 19:05

Puntatën e sotme, pas diskutimit në studio mbi publikimin e një videoje në italisht nga Arjoni, sipas të cilit sqaronte të vërtetën e fotografisë nga shtrati me Anën, produksioni mundësoi një lidhje në Skype me këtë të fundit.

Ana: Në asnjë moment nuk dëgjova një replikim të sigurt në video, në bazë të fakteve. Në një moment që një njeri merr përsipër një risk, s’ka nevojë për fjalë. Le t’i nxjerrë të gjitha faktet.

Bora Zemani: E ke ditur ndjesinë që kishte ai për ty?

Ana: Po e kam ditur.

Bora Zemani: Si e trajtove këtë ndjenjë të tij?

Ana: E respektova dhe i thashë se nëse do jetë e vërtetë do duket në emision. S’ka nevojë për shumë fjalë. Ia kam thënë në prapaskenë, jam e hapur për ballafaqim.

E pyetur mbi deklaratë e Arjonit, se i ka kërkuar Anës ta lënë bashkë emisionin, ajo u përgjigj:

“Nëse do jem në program, do dal vetëm nëse unë do dua dikë, jo vetëm se ai më do mua. Ai m’i ka thënë të gjitha (që eja lëmë programin, jetojmë bashkë), atë ditë që kam qenë në shtëpi. Fjalët e tepërta janë fukarallëk. Një njeri që ka fakte, flet me fakte. S’jam idiote nëse historia është shumë më shumë se kaq dhe unë të shkoj të bëj një denoncim”.

Andi: Nga 1 te 10-a sa ka folur të vërteta Arjoni?

Ana: Përveç fjalëve që ndjej diçka për ty, janë të vërteta… i pranoj. Kësaj historie do i shkoj deri në fund, sepse jam e pastër dhe nuk ka patur një histori dashurie. Më duket një video-mesazh që ka dashur të pastrojë veten e vet.

Arjani: I ke dhënë ndonjëherë të besojë se edhe ti e do?

Ana: Dua të jem e vërtetë, nuk ka ndodhur diçka e tillë. Ne jemi përqafuar edhe në prapaskenë. Unë kam patur një pëlqim, kur ka ardhur në fillim. Dy-tre javëshin e parë. Më pas nuk kam patur asnjë interes për të. Pas të gjitha situatave, pas takimit tonë të dytë thashë stop, s’është ky njeriu që kisha krijuar në kokë.

 

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA