Ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” nga Bieta Sulo, Zhaklina Dhimojani, përmes lidhjes me Skype, ku trajtoi çështjen e dhurimit të aspiratorëve nga ana e saj, këtë fundjavë, nga Zvicra, për Ministrinë e Shëndetësisë që u komentua në rrjete sociale.
Ajo tha se kjo gjë është bërë për një qëllim, që është të lumturojë njerëzit, sepse sot kjo gjë mund të mos jetë problemi i saj, por mund të jetë të nesërmen.
“Nuk është hera e parë dhe ishte e disa herë dhurata e disa aspiratorëve. Deri tani, motra dhe vëllai e kanë kaluar, kjo është diçka që të prek sepse kur je një person i ndjeshëm nga ajo që nuk është problemi yt, por mund të jetë të nesërmen, kjo gjë nuk më linte dot indiferente. Përveç meje qëndron im shoq dhe familja ime ku nuk i bëjmë gjërat të ndarë kështu që edhe këtë radhë ishte kështu. Kjo i përket fillimit të historisë sonë të dhurimit, ku jam unë ajo që kam kontaktin më të shpeshtë me Shqipërinë, dhe kjo nuk do të jetë e fundit dhe kjo është bërë qëllim që të lumturojmë njerëzit. Nuk preferoj të flas për gjërat që dhurohen se siç thuhet bëje të mirën dhe hidhe në det, njerëzit e pritën pozitivisht dhe kjo më lumturoi pa masë, që do të thotë të jesh pozitiv është gjë që shpërblehet dhe vlerësohet. Të nesërmen mund të jem dhe unë zëri që më përfaqëson në parlament, por unë kam dërguar një video me një mesazh dhe ndoshta është shpejt për të thënë nëse do jem pjesëmarrëse në 25 prill. Të flasësh për sigurinë e një vendi mendoj se kam aftësinë për ta bërë. Nuk kemi qenë në klasë me Edi Ramën, por shok shkolle dhe marrëdhënia sot është se rrugët tona janë ndarë dhe unë bëj pjesë në Këshillin Bashkiak dhe ndoshta ideja për të bërë pjesë aty është mbështetur nga ai”, tha Zhaklina.
Top Channel