Bukuroshet në bikini gjobiten për shkelje të rregullave gjatë “duelit” në shatërvanin spanjoll, në 4.30 të mëngjesit (Video)

14/12/2020 16:33
Policia tha më tej se të paktën një prej vajzave kishte marrë pjesë në një festë ilegale në një apartament aty pranë.

Dy vajza të veshura me bikini u kapën që fundmi duke bërë ‘twerk’ në një shatërvan publik në orët e para të mëngjesit ne Sevila te Spanjes, duke shkaktuar një hetim policor për shkelje të rregullave anti-Covid-19.

Një video e postuar në Instagram kishte dhe orën (4.31 e mëngjesit) të shënuar, bëri që policia të vihet në kërkim të grave që kërcenin të lumtura në shatërvanin publik, si dhe një burrë që dëgjohej që qeshte me to në sfond.

Dy vajzat më pas u gjobitën për shkelje të orës policore 22.00 deri në 07.00 e mëngjesit, si dhe për sepse nuk mbanin maska dhe laheshin në shatërvanin publik.

Policia tha më tej se të paktën një prej vajzave kishte marrë pjesë në një festë ilegale në një apartament aty pranë.

Një nga vajzat u zbulua se kishte shtëpinë aty pranë, dhe policia po kërkon anëtarët e tjerë të festës ilegale.

Juan Carlos Cabrera, zv. kreu i këshillit bashkiak të qytetit të Seville dënoi atë që quante sjellje “të papërgjegjshme” të dy grave në videon e publikuar.
Cabrera bëri më tej thirrje për përgjegjësi nga cilido, veçanërisht të rinjtë, duke evituar sjellje të tilla, në mënyrë që të reduktohet përhapja dhe efektet e pandemisë.

Sevilla është pjesë e rajonit të Andaluzisë, i vendosur aktualisht në orar policor nga ora 10 e mbrëmjes deri në 7 të mëngjesit, si rezultat i valës së dytë të Covid-19.

Masat pritet të zbuten për sezonin e festave teksa prej 18 dhjetorit masat policore reduktohen me një orë, duke nisur nga ora 23.00.

Prej natës së Krishtlindjeve orari do të i ndalimit do të nisë në 1.30 të mëngjesit, së bashku me lehtësime dhe për hyrjet e daljet në rajon.

FOTO GALERI
3/3
Policia tha më tej se të paktën një prej vajzave kishte marrë pjesë në një festë ilegale në një apartament aty pranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA