Mbrëmë me fillim nga ora 19:00, në kuadër të meçit Joshua me Pulev, ka qenë edhe përballja mes Florian Markut e Jamie Stewart, në Wembley të Londrës.

Florian Marku thuhet se ka qenë më i mirë në ring, ku edhe e rrëzoi një herë në raundin e dytë Stewart, por gjyqtarët ishin ata që ia rrëmbyen fitoren nga duart, duke e përmbyllur meçin si barazim.

Pas ndeshjes, Marku u prononcua për media, ku u vërejt që ishte tejet i pakënaqur, por e shfrytëzoi edhe rrjetin e tij social “Facebook” për të shfryer mllefin ndaj gjyqtarëve, përcjell KosovaPress.

“Të gjithë e patë sot se çfarë padrejtësie më bënë drejtpërdrejt në televizionin anglez, nuk e meritoja. Të gjithë janë habitur. Edhe komentatorët dhe vetë Stewart”, tha Marku.

Po ashtu, ai foli edhe për vetën në ring, ku e pranoi që nuk ishte ndër ndeshjet më të mira që ka zhvilluar në karrierë, por që fitoren e meritonte dhe se e sheh vetën si fitues të këtij meçi.

“Me të vërtetë kjo s’ka qenë nga performancat e mija më të mira, por e meritoja fitoren. E ula në tokë në raundin e dytë. Nuk diskutohej fare barazimi. Të them të drejtën se kam prit. Jeta vazhdon! Unë brenda meje jam fitues. Kurrë s’ishte barazim dhe as s’ka për të qenë, edhe pse gjyqtari e shkroi ashtu, por Zoti e di më së miri”, shtoi ai.

Marku me Stewart ishte përballje në kuadër të meçit për kampion botëror, atij mes Joshua dhe Pulev, në të cilin Joshua triumfoi duke e nokautuar bullgarin në raundin e nëntë. Kështu, Joshua tani është kampion bote në katër kategori të boksit.

Meçi i radhës pritet të jetë mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury, që do të jetë ndër përballjet më interesante të dekadës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA