Në Malin e Zi, në 24 orët e fundit, nga 1,416 mostra të testuara, virusi korona u konfirmua në 478 njerëz dhe katër njerëz të tjerë vdiqën.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve si pasojë e COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 573, dhe që nga fillimi i vitit 582, raporton Radio Televizioni i Malit të Zi.

Aktualisht ka 10,351 raste aktive të infeksionit me koronavirus në Malin e Zi, dhe numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara që nga fillimi i vitit është 41.426.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA