Florian Marku ndihet i vjedhur nga gjyqtarët: Të gjithë e patë sot se çfarë padrejtësie mu bë live

12/12/2020 23:51

Dueli i sotëm mes Florian Markut dhe Stewart ka përfunduar në një barazim 76-76. Ky ka qenë vendimi i gjyqtarëve pas mbylljes së 8 raundeve, që e ka lënë të irrituar boksierin shqiptar. Marku është ndjerë i vjedhur nga gjykimi i këtij “match”-i, duke shpërthyer në deklaratat pas sfidës.

Marku tha se kjo ndeshje nuk duhet të mbaronte në barazim, pasi ai e kishte mundur në duel kundërshtarin duke pretenduar se kjo ishte një padrejtësi që iu bë boksierit shqiptar.

“Të gjithë e patë sot se çfarë padrejtësie më bërën live në televizionin anglez, nuk e meritoja. Të gjithë janë habitur. Edhe komentatorët dhe vetë Stewart. Me të vërtetë kjo s’ka qenë nga performancat e mija më të mira, por e meritoja fitoren. E ula në tokë në raundin e dytë”- thotë Marku.

Postimi i Markut në Facebook:

Top Channel