Tentativa e vetëvrasjes dhe hedhja nga kati i tretë i 18-vjeçares, duhen 68 mijë euro për kurim

11/12/2020 14:30
Hidhet nga kati i 3-të 18 vjeçarja

Emisioni “Shqipëria Live” i është kushtuar çështjes së një 18-vjeçare e cila është hedhur nga kati i tretë i banesës së saj dhe ka tentuar të vetëvritet.

Të ftuarit e sotëm ishin Blerta Paramoni, Edlira Cebani, Tomorr Celibari dhe Marsi ku trajtuan çështjen e tentativës së vetëvrasjes së 18-vjeçares, të cilës i duhen një shumë prej 68 mijë eurosh për tu kuruar jashtë vendit.

Blerta Paramoni tha se vëllai i 18-vjeçares ka abuzuar me drogë dhe e ka dhunuar, e ka tërhequr si leckë dhe jo si një njeri, gjë që e ka çuar në tentativë të një vetëvrasjeje.

“Kristina është rritur nga mamaja e saj pas braktisjes së babait, e cila është abuzuar edhe nga vëllai i saj dhe i dashuri, por nga shoqëria ska pasur përkrahje. Nuk e di nëse ka qenë dhunë por ka qenë dhunë psikologjike, ku i kanë folur shumë keq për gjërat e saj, ku gjyshja nuk e pranonte se ishte fëmijë jashtëmartese. Vëllai i vet ka abuzuar me drogë dhe e ka dhunuar, e kanë tërhequr si leckë dhe jo si një njeri, ku ka tentuar edhe të bëjë një vetëvrasje. Është zënë me të fejuarin e saj. Ata më thanë se duhet të trajtohet jashteti, por ajo ka nevojë të trajtohet nga kjo situatë. Ne kemi kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe na thanë se me Turqinë i kemi ndërprerë për shkak të Covid dhe nuk mund ta dërgojmë”, tha Blerta.

Edlira Cebani tha se kjo çështje vjen si një thirrje për ta ndihmuar dhe Ministria e Shëndetësisë ka një fond ku çon rastet ku nuk mbulohen në Shqipëri dhe mendoj se mjekët kanë thënë se ka shpresë.

“Kjo çështje vjen si një thirrje për ta ndihmuar dhe Ministria e Shëndetësisë ka një fond ku çon rastet ku nuk mbulohen në Shqipëri dhe mendoj se mjekët kanë thënë se ka shpresë. Thirrja sot është për ta ndihmuar nga ana psikologjike”, tha Edlira Cebani.

Tomorr Celibari, daja i nënës se Kristinës tha se një javë para, ajo jetonte tek shtëpia e nënës me të fejuarin sepse kishin bërë debat me vjehrrën por shkaku është tradhëtia, por nuk e dimë saktësisht sepse ka diçka që nuk është reale këtu.

“ Ne e morëm vesh nga të tjerët kur ishte në spital dhe me thëniet e tyre ajo ishte revoltuar nga fjalët e ish të fejuarit sikur e kishte tradhëtuar. Një javë para, ajo jetonte tek shtëpia e nënës me të fejuarin sepse kishin bërë debat me vjehrrën por shkaku është tradhëtia, por nuk e dimë saktësisht sepse ka diçka që nuk është reale këtu. Shoqet e saj janë marrë me llafe dhe kanë dashur të cënojnë me njëri tjetrin.Gjendja e Kristinës deri parmbrëmë ka qenë në sallën e oksigjenit, ka qenë pasive e cila nuk reagon fare. Këto ditë të fundit na thanë se komunikon me sy shoqëron objektet ndersa 2 ditët e fundit ka qenë keq me frymëmarrjen. Shoqata bamirëse nuk kanë reaguar mirë se kanë thënë se nuk ka shpëtim”, tha Tomorr Celibari.

Marsi, psikologe, tha se shkaqet që e kanë shtyrë nuk merret për bazë, por vrasja ka qenë kronike ku ka pasur tentaviva, ku depresioni zgjat dhe jam e sigurt e cila nuk ka përjetuar një fëmijëri të mirë.

“ Ne gjejmë shkakun, por duhet të kuptojmë fenomenin e vetëvrasjes. Shkaqet që e kanë shtyrë nuk merret për bazë, por vrasja ka qenë kronike ku ka pasur tentavive, ku depresioni zgjat dhe jam e sigurt e cila nuk ka përjetuar një fëmijëri të mirë. Mendoj se është një arsye më tepër ku ka menduar se ka gjetur dashurinë e saj dhe ajo është lënduar nga kjo gjë prandaj ka marrë këtë vendim”- tha Marsi.

Top Channel