Rrezikon të humbas njërin sy/ Rama viziton në spital policinë e plagosur në protestë: Do e nisim për në Turqi

11/12/2020 19:37

Kryeministri Edi Rama  ditën e  sotme ka vizituar efektivin e policisë, Fadil Allaraj, i cili mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së dy ditëve me parë, e organizuar pas vrasjes së Klodian Rashës.

Gjatë bashkëbisedimit me vet policin, Rama dha lajmin e mirë, se Fadili do të dërgohej për mjekim të specializuar në Turqi.

Doktoresha”: Është stabilizuar. Por ka pasur një plagë të madhe syri gati i zbrazur. Plagë tepër e rëndë.

“Fola me familjarët dhe u thash për të vënë në kontakt për në Turqi. Doktoreshë. Kush nuk ka ardhur në duart tuaja dhe janë shumica dhe nuk e dinë se ca flasin e di shumë mirë që ju jeni komplet tjetër gjë ca flasin njerëzit pa lidhje. E dimë që ndërhyrja duhet për kujdes maksimal Se siç e di në Shqipëri…. Edhe për merakun e prindërve edhe për Fadilin thamë ta çojmë në Turqi. Do të çojmë atje të marrësh ndërhyrjen e nevojshme. Mund të ketë shpresë.”

Doktoresha: 80% kemi arritur ta shpëtojmë Syri ishte plotësisht i zbrazur. Unë thoja se duhet të shpëtojmë syrin Kemi arritur një rezultat t ë mirë. Arritëm të paktën të mbajmë syrin. Ai ishte konfuz dhe nuk dinte ku ishte kemi bëri një gjë të mirë.

Rama: Këto janë kosto. Pa pritur pa kujtuar i bën tjetrit atë që kurrë nuk do ja bënte në kushte normale. Mendoj që më e keqja ka kaluar.

Fadili: Kisha frikë që s’do shihja më fare. Shpresa e vetme për në Turqi nëse ka. doktorët këtu kanë bërë maksimumin.”

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA