Ambasadori gjerman Peter Zingraf ka reaguar ditën e sotme në lidhje me protestat e shumta që kanë pushtuar vendin pas vrasjes së të riu, Klodian Rasha.
Ai thotë se është shumë i prekur pas kësaj ngjarjeje duke theksuar se dhuna nuk është zgjidhja.
Deklaratë e Ambasadorit Peter Zingraf
Ngjarjet e ditëve të fundit më mbushin me shqetësim dhe trishtim. Vdekja e të riut më ka prekur edhe mua shumë. Është e rëndësishme dhe e drejtë, që kjo ngjarje të zbardhet plotësisht. Mendimet e mia janë pranë familjes së viktimës. Por ajo çka na mëson gjithashtu ky rast tragjik është – dhuna nuk mund të jetë zgjidhja. Ushtrimi i lirë i të drejtës për protesta është thelbësor për çdo demokraci. Por, edhe kur bëhet fjalë për gjëra shumë emocionale dhe elementare: vetëm protestat paqësore legjitimohen si demokratike. Unë i bëj thirrje të gjitha palëve, të heqin dorë nga dhuna.“
Top Channel