Perputhen 1

Emisioni “Shqipëria Live” i është kushtuar çështjes së publikimit të nxjerrjes së fotos nga ana e Arjonit në shtrat me Anën.

Të ftuarit e sotëm ishin personazhet e emisionit “Përputhen 1” Lulzim Jashari, Antoneta Koci dhe Geri ku trajtuan çështjen e fotos së publikimit nga Arjoni ku shihet në shtrat me Anën të cilët janë protagonistë në “Përputhen 2”.

Geri tha se nuk e kishte menduar se do ishte Ana sepse kishte dyshime, por gjithsesi Ana nuk duhet përjashtohet dhe Arjoni duhet të përjashtohet.

“Nuk e mendova se do ishte Ana se kisha dyshime. Duke u bazuar tek rregulli që sduhet të takohemi jashtë duhet të përjashtohet Ana, por gjithsesi Ana duhet të qëndrojë dhe Arjoni të përjashtohet”, tha Geri.

Lulzim Jashari tha se është një veprim shumë i turpshëm nga ana e Arjonit dhe se nuk duhet të shkelë më në studio, ku dhe mendon se fotoja ka qenë para se të vazhdojë “Përputhen”.

“Shumë turp që ka bërë ai dhe a e ka mendu se ajo ka familje dhe ka bërë një xhest që ka ulur veten. Arjoni sduhet të shkelë në studio dhe mendoj se fotoja ka qenë para se të vazhdojë përputhen dhe do ja kisha dhënë mundësinë Anës që të vazhdojë programin”, tha Lulzim Jashari.

Antoneta tha se i vjen pështirë kur e sheh atë foto vetëm nga veprimi që kishte bërë Arjoni dhe se ai duhet të largohet, nërsa Ana të kthehet.

“Mua më vjen pështirë kur e shoh atë foto. Nuk e di si do reagoja se nuk dua të dal tek ata personat që të them se Ana është e pafajshme, por pjesën e Arjonit e dënoj plotësisht. Vetë do e kisha evidentuar si situatë. Arjoni defenitivisht duhet të largohet, ndërsa Ana të ktheht në emision”, tha Antoneta.

Top Channel