Pianistja Ardita Pano flet për albumin e saj me muzikën e filmave shqiptarë për fëmijë

11/12/2020 11:52
Ardita Pano në Wake Up

Pianistja e njohur, Ardita Pano , ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, e cila ka folur për albumin e saj muzikor të filmave për fëmijë të titulluar “Anima Kineart”.

Ajo tha se ideja ka lindur kohë më para dhe ka ardhur si rrjedhojë e një përjetimi të brendshëm emocional ku pianistja luante së bashku me vajzën e saj në një konkurs pianistik ku aty kishte përzgjedhur 2 materiale muzikore si “Tomka dhe shokët e tij” dhe “Mimoza Llastica” dhe në atë moment vendosi që këtë ide ta konkretizonte duke sjellë një album muzikor të kolonave zanore për fëmijë.

Kopertina ka një mesazh të bukur sepse vendosja e dorës mbi tastierën e pianos është fiks në lartësinë e një fëmije të vogël që arrin deri tek fillimi i tasteve dhe unë që jam mbështetur tek dora duke u rikthyer nëpërmjet muzikës e gjithë emocioneve e botës fëminore. Ideja ka lindur kohë më para dhe ka ardhur si rrjedhojë një përjetimi të brendshëm emocional ku unë luaja së bashku me vajzën time në një konkurs pianistik dhe aty kisha përzgjedhur 2 materiale muzikore si “Tomka dhe shokët e tij” dhe “Mimoza Llastica” dhe në atë moment vendosa që këtë ide duhet ta konkretizoja duke sjellë një album muzikor të kolonave zanore për fëmijë. Në fakt para konkursit vura re një fenomen tek Elisa ku para se të shkonte në shkollë luante rolin e ‘Mimoza Llasticës’ dhe ishte një dëshirë shumë e madhe ku ajo donte të shikonte filmat e vjetër për fëmijë. Kompozitorët shqiptarë si Aleksandër Lalo, Kujtim Laro etj, muzika tyre është një kolonë monumentale si në përjetimin emocional muzikor, kështuqë them se këto janë vlera që duhen njohur nga brezi i ri. Kam pasur kërkesa nga njerëz të panjohur të cilët duan të kenë CD-në. Nuk është në shitje sepse është vetëm dhuratë dhe këto këngë do ti hedhim në Youtube, ku të gjithë njerëzit mund t’i dëgjojnë. Duke parë që kërkesat ishin shumë të mëdha, mendojmë që të bëjmë një projekt të dytë ku do mendojmë ti hedhim edhe në Spotify. Disa nga këto tema unë i kam bërë edhe më të thjeshta dhe nxënësit i luajnë me kënaqësi. Ka qenë e vështirë ku kam biseduar me profesor Robert Radonin ku kam marrë informacione sa më të thelluara për filmat para vitit 90 ku pjesën më të mëdha të filmave i kisha parë ndërsa disa të tjera jo, por kam zgjedhur disa më të mira për shkak të minutazhit të CD-së dhe në një projekt të dytë kam një ide edhe më të bukur e cila po mbështet tek muzika e filmit. Filmi ‘Lulëkuqe Mbi Mure’, lidhet me vendlindjen time Vlorën që më ka kthyer të gjitha emocionet e fëmijërisë time. “Anima” është mesazhi artistik që do të thotë se muzika është gjuha universale që komunikon mbarë njerëzimi dhe e kam vendosur ‘Anima’ që të çojë mesazhin shqiptar sepse ne kemi një traditë por edhe vlera për ti çuar përtej kufijve”, tha Ardita.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA