Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Lulzim Basha, nën frymëzimin e Sali Berishës po udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Balla thekson se dhuna e djeshme në disa qytete është organizim ekskluziv i Lulzim Bashës, të cilët bëjnë sikur solidarizohen me protestën e Stresit në Tiranë.
Gjithashtu Balla thekson se Basha po tenton të ndezë vatra dhune duke sulmuar bashki apo objekte të tjera sikurse ndodhi në Korçë, pas Tiranës.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Lulëzim Basha nën frymëzimin e Sali Berishës po udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune. Dhuna e djeshme në disa qytete është organizim ekskluziv i Lulzim Bashës, të cilët bëjnë sikur solidarizohen me protestën e Stresit në Tiranë.
Lulezim Basha po tenton të ndezë vatra dhune duke sulmuar bashki apo objekte të tjera sikurse ndodhi në Korçë, pas Tiranës. Përdhosja e simboleve të Krishtlindjeve është një porosi e turpshme Lulzim Bashës dhe e atit të tij politik Sali Berisha.
Top Channel