Gurë, xhama të thyer dhe stola të prishur/ Protestë për Klodian Rashën, çfarë mbeti pas

11/12/2020 13:50

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, tre ditë më parë, nga një efektiv i “Shqiponjave” solli rebelim të qytetarëve të cilët u ngritën në protestë.

Sot, pasi kanë kaluar disa orë nga përplasjet e protestuesve me policinë, shoqëruar me hedhje gurësh dhe gaz lotsjellës, disa gjurmë trazirash mund të shihen ende.

Teksa priten të tjera demonstrata, që tashmë pas dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj kërkojnë dhe dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për efektivin Nevaldo Hajdaraj.

Efektivi Hajdaraj u shpreh gjatë seancës së sotme se është penduar për veprimin e kryer, ndërsa kërkoi që familja e viktimës të ishte në seancë në mënyrë që t’i jepte ndjesën e tij.

“Sillni familjen këtu, dua t’i kërkoj falje. Kam marrë një jetë njeriu, merrni çfarëdolloj mase ndaj meje. Jam penduar. Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë askujt!”- mësohet të jetë shprehur polici 31-vjeçar.

 

FOTO GALERI
1/32

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA