Eugent Bushpepa flet për koncertin e tij recital: Tekstet janë të zymta dhe të thella filozofike

11/12/2020 10:12
Eugent Bushpepa

Këngëtari i njohur, Eugent Bushpepa, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, i cila ka folur për koncertin e tij recital të titulluar “Break The Darkness” ku do të jepet live ditën e hënë në orën 22:00 në Facebook-un e tij.

Ai tha se është një koncert recital ku është i ftuar Bojken Lako, ku kemi projektin së bashku për ta paraqitur në këtë koncert. Tekstet do jenë të zymta, ku janë të thella filozofike. Gjithashtu, ka falenderuar edhe Kryetarin e Bashkisë Z. Erion Veliaj për ndihmesën e tij në këtë projekt, ku do ketë edhe një dokumentar sepse kishte dëshirë të flisnin disa njerëz në koncertin e tij recital sepse është një dokumentar që është tamam për televizion ku jep një efekt për publikun.

“Sepse ka qenë një periudhë e errët për artistët ku do mundohemi të çajmë këtë errësirë. Është një koncert recital ku është i ftuar Bojken Lako, ku kemi projektin së bashku për ta paraqitur në këtë koncert. Kam çunat e grupit ku kanë bërë punë të mrekullueshme gjatë kësaj kohe. Është një projekt prej 3 këngësh, ku shpresojmë të bëhen 5, e cila do ketë industrial metalic i zymtë brenda teksteve, jam shumë i lumtur për këtë projekt të Bojkenit sepse më pëlqen shumë. Një nga materialet do të dëgjohet, dhe të tre këngët me Bojkenin do bëhen me videoklip. Tekstet janë të zymta, ku janë të thella filozofike. Duhet të falenderoj Kryetarin e Bashkisë Z. Erion Veliaj për ndihmesën e tij në këtë projekt, do ketë dhe një dokumentar sepse kisha dëshirë të flisnin disa njerëz në koncertin tim recital. Është dokumentar që është tamam për televizion ku jepe një efekt për publikun. Më pëlqen që edhe nëse kanë hedhur ndonjë kunj për mua do ishte edhe më mirë akoma, por do i zbuloj më pas. Kam 22 vite profesionalisht që jam në botën e muzikës. Pas koncertit kam planifikuar që të bëj disa klipe të disa këngëve që do jenë edhe në koncertin tim recital, gjithashtu edhe disa materiale që kam bërë në kohën e pandemisë do i publikoj. Fillimi nuk ishte i vështirë sepse kisha frymëzim, por në fillim të Prillit nuk kisha shumë frymëzim dhe këngët që kam bërë në pandemi janë në fillim të Marsit. Muzika që bëj unë ka një target të ngushtë njerëzish që e dëgjojnë, por mosha e tretë nuk mund ta dëgjojë shumë sepse ka rrymë të fuqishme. Nuk është se ndryshoi shumë sepse përshtatem me modernizmin që ka marrë muzika, por do kenë këngë të rënda dhe të buta për publikun që do i dëgjojnë. Unë i urrej komplimentat, por duke qenë pak modest vjen një periudhë që mundohesh ti evidentosh. Shokët e ngushtë janë gjithmonë ata që më kritikojnë për gjërat e mia dhe jam shumë i lumtur për këtë gjë. Në Facebook-un tim do jetë live koncerti im recital. Kisha shumë kohë që bëja këto materiale dhe shpresoj që edhe publiku ta pëlqejë atë. Filmi im i preferuar ka qenë “14 vjeç Dhëndër” dhe “Shoku im Tili””, tha Eugent Bushpepa.

Top Channel