Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu. Në zonat perëndimore reshjet do të kenë intensitet të lartë ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës. Reshjet pritet të vazhdojnë edhe nesër.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 14°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura duke sjellë reshje me intensitet të lartë. Në zonat e thella veriore reshjet do jenë në formën e borës. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 07°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
2/6

Top Channel