Humb jetën një tjetër mjek i njohur për shkak të Sars-Cov-2.

Dr. Drini Dobi, i cili së fundmi drejtonte shërbimin neurovaskular apo shërbimin e strokut në QSUT, ishte prekur me Covid që prej datës 22 nëntor. Pasi u trajtua në shërbimin infektiv nga kolegët e tij ai doli nga spitali. Por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më pas u shtrua në një spital privat.

Gjendja e tij shëndetësore sa erdhi e u përkeqësua aq sa familjarët dhe miq t tij të afërt këmbëngulën që Dr. Drini Dobui të transferohej për kurim më të specializuar në Itali. Miq të afërm e kolegë dhe shumë pacientë të cilët Drini i bëri miq, hapën një llogari bankare për të kontribuar për kurimin e tij në shtetin fqinjë.

Ishin të shumta ata që u përgjigjën që donin që mjeku t’ia dilte ashtu sikurse  ai këmbëngulte që pacientët e tij t’ia dilnin. Pak më vonë Ministria e Shëndetësisë deklaroi se ministria do të merrte përsipër kurimin e tij në Itali, por mesa duket qe shumë vonë kontributi i të gjithëve. Due e bërë që të humbnim një ndër mjekët më të mirë, që shkaktoi një dhimbje të madhe tek dy fëmijët e tij dhe bashkëshortja, tek kolegët dhe te ata që Drini i ndihmoi. Mjeku Besim Boci, ish mik që në bankat e shkollës.

Drini ndonëse në moshë shumë të re është mjeku i 23 që humbim nga Covid. Sistemi shëndetësor po humb shumë në këtë pandemi

Top Channel