Këngëtari Zaza

Këngëtari i njohur, Zaza, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, përmes lidhjes me Skype i cili ka folur për karrierën e tij muzikore, bashkëpunimet me Encën dhe Valzën, gjithashtu edhe për dëshirën e tij si gazetar.

“Emri im quhet Zaza së stilit tim jam i fundit dhe i pari nga Z tek A. Realisht kënga ‘Engjëll’ është e punuar shumë më herët gati 2 vite, por derisa e kemi parë të arsyeshme për ta publikuar dhe edituar derisa kemi arritur në finalizim dhe nuk është i bazuar në ngjarje personale. Me muzikë merrem nga viti 2015 derisa para 2 viteve është bërë më profesionale me kontratë me ‘Mix Music’ dhe kam bërë bashkëpunim me Valzën dhe Encën që kanë qenë të suksesshme. Jam munduar ta bëj klipin më artistik dhe nuk i kemi bërë spotet si të zakonshme, por jemi munduar ti bëjmë më unike si ta ndjenim shpirtërisht. Secili ka nga një ide që një person na pëlqen si çdo artisti ashtu e njëjta gjë edhe për mua, por më shumë kam dëgjuar më parë këngë greke, ndërsa për këngëtarë shqiptarë kam dëgjuar Majk dhe Young Zerka se janë stil pak më unik. Tekstet i shkruaj vetë në kordinim me Mix Music. Më ka pëlqyer gazetaria dhe gjithmonë kam qenë kurioz të hulumtoj gjëra më shumë dhe kam menduar se është e denjë me përçu mesazhe gjithë kohën si në gazetari dhe në art për të qenë më ndikues në publik”, tha Zaza.

Top Channel