Një grua që la punën e saj në sektorin bankar për t’u bërë modele ‘sexy’ në rrjetin OnlyFans thotë se karriera e saj e re “i shpëtoi jetën”.

Nicole Ippolito nga Miami në SHBA, thotë se profesioni i mëparshëm i saj e kishte lënë me sindormën e ankthit dhe pasigurisë.
Stresi që kishte pushtuar 26-vjeçaren e kishte bërë të tmerruar të dilte nga shtëpia.

Ajo tregon: “Kam vuajtur shumë. Kisha episode të rënda ankthi, aq shumë sa isha e tmerruar nga bota e jashtme. Kur isha duke bërë punën e vjetër, isha e tmerruar se do të humbisja gjithçka dhe do të përfundoja e pastrehë, ankthi ishte shumë i rëndë”.

“Qendrova brenda për gati dy vjet dhe nëse largohesha për pesë minuta nga shtëpia nisnin episodet e panikut. Kisha humbur dhe takimet me familjen apo me shoqërinë”.

Kur miqtë dhe familjarët e saj mësuan për problemet, i erdhën në ndihmë.

Nicole shton: “(Prindërit e mi) më caktuan takime me specialistë. Kisha një shoqe që kujdesej për mua dhe më kuptonte, sepse kishte pasur më parë të njëjtin problem”.

Dhe në fakt ishte ndryshimi i karrierës që bëri Nicole të mund të kontrollonte ankthin e saj.

Ajo kishte parë vajza të tjera që fitonin para duke u veshur me kostume ‘seksi’ në rrjetet online dhe mendoi të përfshihej.

“Më pëlqente stili i jetesës së vajzave që mund të blinin çfarë dëshironin. Ishte diçka që une mund ta bëja nga rehatia e shtëpisë”.
Ajo shton: “Kjo gjë nisi bashkë me situatën e koronavirusit. Vishem me fustane apo të brendshme me ngjyra, duke treguar format e mia, dhe funksionon.”

Nicole thotë se kjo nuk është vetem për të ardhurat financiare, por dhe ato psikologjike.

“Punoj nga shgtëpia ime dhe jam gjithmonë pranë maceve të mia, që janë kafshë terapie për ankthin tim. Më pëlqen shumë të kaloj kohë me to dhe ato me mua. Fansat e mi gjithashtu më bëjnë për të qeshur me komentet, ata kanë gjithmonë gjëra të këndshme për të thënë”.

FOTO GALERI
3/7
Nicole se profesioni i mëparshëm i saj e kishte lënë me sindormën e ankthit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA