Conte tregon limitet e Interit: Ekipi dha gjithçka që kishte

10/12/2020 09:27

Trajneri i Interit, Antonio Conte u ka rekomanduar gazetarëve për të menduar dy herë para se të bëjnë një pyetje dhe shpjegoi zgjedhjet e tij në eliminimin e Interit nga Liga e Kampionëve ndaj Shakhtar Donetsk.

“Nerazzurrët” do të ishin kualifikuar në raundin e 1/16 nëse do të kishte mundur Shakhtar Donetskin në “Giuseppe Meazza”, por arritën vetëm një barazim 0-0.

Conte u irritua dukshëm kur u intervistua nga “Sky Sport Italia”, pas ndeshjes dhe menjëherë u përplas me gazetarët të cilët pyetën nëse kishte një mungesë vendosmërie për një ndeshje fituese.

“Ju mund të keni mendimin tuaj, unë e respektoj atë. Nuk jam dakord, sepse mendoj se ekipi dha gjithçka që kishte, bëri gjithçka që duhej. Është e pabesueshme që mbi dy ndeshje që kemi dominuar kundër Shakhtarit, nuk kemi shënuar asnjë gol të vetëm.”, tha fillimisht trajneri italian.

“Nuk jam dakord që na ka munguar vendosmëria fare. Lojtarët e mi dhanë gjithçka, kështu që absolutisht nuk jam dakord. Ne duhet të vlerësojmë gjithçka me kokë të ftohtë, jo pas një dalje si kjo. Ekziston një keqardhje dhe zhgënjim i madh, por unë absolutisht nuk e ndiej se na mungonte vendosmëria, përqendrimi ose agresioni.”

“Na mungoi një gol dhe gjatë gjithë garës së Ligës së Kampionëve, nuk kemi qenë me fat me gjyqtarët dhe VAR-in. Nëse ktheheni dhe shikoni të gjitha situatat që nuk janë parë ose vlerësuar, atëherë…”

“Duke thënë këtë, ka zhgënjim sepse kemi pasur shanse, por nëse nuk shënon gola, nuk fiton”, përfundoi Conte.

Top Channel