Një lokal në qendër të Shkodrës është përfshirë nga flakët duke marrë përmasa të frikshme.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Siç shikohet edhe nga pamjet lokali është djegur totalisht dhe flakët kanë prekur edhe pjesën anësore të një pallati.

Lokali gjendet në qendër të Shkodrës, shumë pranë hyrjes së Teatrit Migjeni.

Mësohet se ka vetëm dëme materiale në lokale e jo në banesa.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA