Vrasja e 25-vjeçarit në Top Talk: Rast i veçuar! Nr. 2 i Policisë së Shtetit apel familjarëve për vetëpërmbajtje

09/12/2020 16:30
Zv. drejtori i Policisë së Shtetit, Alber Dervishaj në “Top Talk”

Zv. drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj në një lidhje me skype në “Top Talk” ditën e sotme në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie tha se familjarët duhet të vetëpërmbahen sepse asgjë e mirë nuk vjen nga gjaknxehtësia.

Ai thekson se ata duhet që të kenë besim tek institucionet shtetërore të cilat do të vendosin drejtësi.

“Një institucion siç është policia e shtetit nuk duhet të vihet nën akuzë për një person. Është një ngjarje e rëndë, unë u shpreh ngushëllimet më të mëdha familjarëve të tij. Para se të jemi policë ne jemi baballarë, prindër jemi të ndjeshëm sa çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë. E konsiderojmë një ngjarje të rëndë por kurrsesi nuk mendonim se kjo ngjarje do të sillte humbjen e arsyes nga familjarët apo të afërmit e tij,  pasi mendoj se asgjë e mirë nuk vjen nga gjaknxehtësia. U bëj thirrje për vetëpërmbajtje dhe të kenë besim tek institucionet e shtetit, të drejtësisë. Rasti për të cilin po flasim është një fenomen i izoluar, nuk ka pasur raste të tilla ku policia e shtetit të tregojë forcën e saj”, tha Dervishaj.

Top Channel