Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në lagjen “Partizani”, në Vlorë.

Një kamion, me drejtues mjeti shtetasin G. D., 48 vjeç, ka aksidentuar shtetasen N. B., 60 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Shtetasja aktualisht ndodhet në Spital dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth ores 10:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, në afërsi të spitalit Vlorë, një kamion, me drejtues mjeti shtetasin G. D., 48 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasen N. B., 60 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, ndërsa shtetasja e aksidentuar aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel