Paratë në fondin e kursimeve/ Nga e premtja, 650 mijë persona mund të tërheqin 10 përqind

09/12/2020 20:42

Afro 650 mijë qytetarë të Kosovës nga e premtja në orën 15:00 do të kenë mundësi të aplikojnë për tërheqjen e 10 përqind të mjeteve të tyre pensionale që i kanë në Fondin e Kursimeve Pensionale.

E gjitha çfarë i duhet aplikuesit është të shkruajë numrin personal në faqen, e cila do të hapet posaçërisht për tërheqjen e mjeteve dhe tutje të shkruaj numri e llogarisë bankare personale për t’i pranuar mjetet që i takojnë.

Kjo faqe do të jetë e hapur për katër muaj, dhe secili qytetar do t’i pranoj mjetet brenda një afati prej 15 ditësh nga momenti i aplikimit.

Por, vetëm një pjese të qytetarëve do t’u rimbursohen këto para nga qeveria.

Sipas amendamentit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, vetëm qytetarët që kanë deri në 10 mijë euro para të grumbulluara në fondin pensional do t’u rimbursohen mjetet e tërhequra deri në vitin 2025, për çka është vënë në pikëpyetje nëse ky amendament përbën diskriminim të qytetarëve, njëkohësisht edhe shkelje të kushtetutës.

Ky amendament ishte votuar me qëllim të ndihmës financiare të qytetarëve në kohë pandemie. Megjithëkëtë, mbi 166 mijë qytetarë mund të tërheqin vetëm 9 euro, derisa mbi 12 mijë persona mund t’i tërheqin mbi 3 mijë euro që është vlera më e madhe që do të tërhiqet nga pensionet.

Top Channel