Kroçera drejt askundit, e nisur nga Singapori është detyruar t’i bjerë shkurt të mërkurën pasi një pasagjer rezultoi pozitiv me koronavirus.
Ky sipas zyrtarëve që konfirmuan lajmin, është një telash tjetër për përpjekjet për të rikthyer në jetë industrinë e goditur rëndë. Udhëtimet, që fillonin dhe përfundonin në Singapor, pa asnjë ndalesë, filluan muajin e kaluar duke shënuar rikthimin e kroçerave pas një ndalimi disamujor për shkak të kufizimeve në udhëtim.
Por, mëngjesin e të mërkurës, qetësia e pushimeve u trondit nga njoftimi se kroçera do të kthehej në port pasi një pasagjer 83-vjeçar kishte rezultuar pozitiv.
Një person në bordin e quantum of the Seas, rezultoi pozitiv për koronavirus, ne identifikuam dhe izoluam të gjithë të ftuarit dhe ekuipazhin që ka patur kontakte të ngushta me të dhe secili prej tyre tashmë ka rezultuar negativ – tha operatori Royal Caribbean. Në anije ndodheshin 1680 pasagjerë dhe 1148 pjesëtarë të ekuipazhit. Kroçerat drejt askundit rezultuan një hit në Singaporin e vogël, ku njerëzit nuk kanë mundur të shkojnë për pushime për muaj të tërë për shkak të kufizimit të udhëtimeve.
Top Channel