Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar në lidhje me protestën e sotme për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.
Ajo thotë se ishte dhe do jetë mes tyre dhe do ta ngrejë zërin në Parlament për këtë vrasje, derisa drejtësia të bëhet e plotë. Hajdari thekson se ministri Sandër Lleshaj duhet të japë dorëheqjen.
“Mijëra qytetarë u mblodhën sot para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar përgjegjësi mbi vrasjen e Klodian Rashës nga një oficer policie. Isha dhe do jem mes tyre dhe do ta ngre zërin në Parlament për këtë vrasje, derisa drejtësia të bëhet e plotë. Ministri Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen. Ai na ka thënë se mbas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën”, tha Hajdari.
Top Channel