​Wenger këshillon gjigantin evropian që të mos e blejë Leo Messi-n

09/12/2020 17:11

Lionel Messi do të kërcënonte ruajtjen e ekuilibrit në Paris Saint-Germain, nëse ai do të bashkohej me klubin nga Barcelona, thotë Arsene Wenger.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Messi ka qenë i lidhur me PSG-në dhe Manchester City-n, pasi nuk arriti të konkretizonte një largim nga “Camp Nou” verën e kaluar, përcjell KosovaPress.

33-vjeçari nuk u lejua të largohej nga klubi në një transferim falas dhe pritet të largohet kur skadon kontrata e tij në fund të sezonit aktual.

Por me PSG-në që posedon tashmë dyshen Neymar dhe Kylian Mbappe, ish-shefi i Arsenalit dhe Monakos, Wenger mendon nëse ka vërtet nevojë për Messin në “Parc des Princes”.

“Lionel Messi është një nga dy lojtarët më të mirë në botë. Ata që do të zëvendësojnë Cristiano Ronaldo-n dhe Messi-n janë tashmë në PSG,” tha Wenger për “Europe 1”.

“Pas kësaj, është një çështje ekuilibri në klub, një bilanc teknik dhe një ekuilibër financiar. A mund ta mbani ekuilibrin në PSG duke sjellë lojtarë si Messi? Unë nuk jam i sigurt.”

Suksesi në Champions League është objektivi kryesor për PSG-në, e cila u mposht në finale në gusht nga Bayern Muncheni.

Top Channel