Ish -përmbaruesi Arben Meskuti i shërbimit përmbarimor ZIG që prej 14 shkurtit të 2012 vijon të mbajë të bllokuara pasuritë e paluajtsme të shtetasit Flamur Mahmutaj. Kjo sekuestro është vendosur gabimisht ndaj tij si pasojë e ngatërrimit të identitetit. Interesimi i Flamur Mahmutaj për heqjen e sekuestros nuk ka dhënë rezultat.

Arben Meskuti i është përgjigjur se shërbimi ka shpallur falimentimin dhe nuk mund të hiqet sekuestro ndaj tij. Kështu një shtetasi i mohohen të drejtat themelore të pronës së tij për 8 vite rresht nga papërgjegjshmëria e një veprimi përmbarimor. “Ka dy pergjegjsi nje eshte shperdorim detyre dhe dy duhet te paguaj demin.Ligji thote qe sekuestro vihet ne masen per sa ka detyrimin. Imagjino detyrimi shpesh here mund te jete shume pak para nderkohe ata vendosin sekuestro ne te gjithe pasurite qe mund te rezultojne miliona euro”u shpreh Jordan Daci, avokat.

Këtu duhet të theksojmë se ekzekutimi i detyrueshëm i titujve ekzekutivë nuk është një proces që zgjat pafundësisht. Në të njëjtën kohë edhe proceduara përmbarimore është vijuese. Pra, nëse një përmbarues nuk e kryen dot funksionin publik ai duhet të dorëzoj çështjen që ti japë zgjidhje dikush tjetër sipas ligjit.

“Ne momentin qe smund te coje deri ne fund kontraten e sherbimit qe ka lidhur me kreditorin duhet patjeter qe te informoje kreditorin duhet patjeter qe te informoje kreditorin dhe te ktheje dokumentacionin mbrapsht”u shpreh Saimir Hoxha, përmbarues.

Mosdorëzimi i më shumë se 5700 çështjeve përmbarimore me status të pezulluar ose aktiv adreson një përgjegjësi penale që lidhet drejtëpërdrejt me ish përmbaruesit. Këtu janë të përfshirë punonjësit e shoqërisë ZiG, STAR, FLASH, ADCA dhe MCA. Të gjithë punonjësit e këtyre shoqërive që u është hequr licensa, kanë cënuar interesin e mijërave shtetasve të lidhura me proceset përmbarimore.

Emisioni i plotë:

Top Channel