Hiqej si investitore, duke i marrë shuma të konsiderueshme parash shtetasve të ndryshëm, duke ju premtuar klering/ ndërrim apartamente, njësi shërbimi, vihet në pranga 49-vjeçarja në Tiranë.
Pas një pune hetimore disa mujore, në operacionin e koduar “Investitori”, policia bëri të mundur arrestimin e shtetases A.H., 49 vjeçe, e dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi.
Policia njofton se kjo shtetase në rolin e investitores dhe iu ka marrë shuma të konsiderushme rreth 200 milion lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo pajisje me kabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve.
Njoftimi i policisë/ Tiranë
Finalizohet pas një punë disa mujore, operacioni i koduar “Investitori”.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Hiqej si investitore dhe i merrte shuma të konsiderueshme shtetasve të ndryshëm, ndalohet 49-vjeçarja.
49-vjeçarja e ndaluar me precedent të mëparshëm penal për veprën penale “Mashtrimi”.
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për një shtetase e cila hiqej si investitore duke iu marrë shuma të konsiderushme parash shtetasve të ndryshëm duke ju premtuar klering/ ndërrim apartamente, njësi shërbimi, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Investitori”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasja:
A.H., 49 vjeçe, e dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi.
Kjo shtetase në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderushme rreth 200 milion lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo paisje me gabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“,“Falsifikimi i dokumentave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” .
Top Channel