Thirrje pro Shqipërisë/ Eurodeputëtët i kërkojnë BE të shpejtojë me integrimin

08/12/2020 15:16

Njëzet eurodeputetë  nga disa grupe parlamentare në  parlamentin Europian, i kërkojnë Këshillit të ministrave të BE, thirrjen e mbledhjes së parë ndër qeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara këtij fund-viti.

Eurodeputetët paralajmërojnë se ndalimi procesit të zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, po rrezikon kredibilitetin e BE-s ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria e meriton të ecë përpara BE-s, kjo duke marrë në konsideratë reformat gjithëpërfshirëse në mënyrë të posaçme reformën në sektorin e drejtësisë, përfshi analizën pozitive nga Komisioni Europian vitin e shkuar. Shqipëria duhet ti vijojë përpjekjet në disa fusha për të përmbushur kështu kushtet e caktuara në konkluzionet e Këshillit Europian. Përpjekje gjithashtu duhet të ndërmerren edhe nga disa vende anëtare, që aktualisht shprehin dyshime në lejimin e dritës jeshile për Shqipërinë në realizimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Këto vende duhet të bashkëpunojnë me Shqipërinë në adresimin e shqetësimeve”.

Eurodeputetët i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në gjetjen  e një kompromisi për zgjidhjen e mos-marrëveshjeve bilaterale për mos ta vonuar procesin e zgjerimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA