Si një surprizë në prag të këtij viti jo fort të mbarë, na shfaqet krejt papritur një nga mrekullitë e Librazhdit. Fshati Fushë Studën,Stëblevë ku na bëri të kuptojmë se në këto vise të begata dashuria, bukuria dhe bujaria marrin tjetër kuptim.

Nuk e dinim se do të njihnim njerëz kaq të mirë, si Rizai një bari që na priti i pari me një gëzim të madh apo nënë Hane, 85 vjeçarja që të mbushte me optimizëm teksa fliste dhe vraponte drejt qengjave në luginat e gjera të dala si nga përrallat e motçme apo dhe banorët e tjerë që veç portave të shtëpive nuk kursyen ato të shpirtit.

Por, gazetarja Ilnisa Agolli na prezanton si fillim me Kullat e Llangës,300 vjeçare ku gjendet i gdhendur simboli i Yllit të Davidit, për të mbërritur në lagjen e parë më pas, e quajtur “Postobllok”. Cila është arsyeja? Ku mund të shkosh këtu dhe çfarë mund të shohësh? Krenaria Fushë Studnës është liqeni saj, kulinaria e shijshme, natyra e virgjër dhe Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Një surprizë e këndshme veç bukurisë e historisë së fshatit dhe njerëzve të mrekullueshëm që takuam, do të ishte dhe deputeti Taulant Balla. Një mundësi e mirë për ta njohur zonën nga një banor i cili është dhe përfaqësues politik i saj. Do të habiteni me këtë vend. Zoti ndonjëherë bën mrekullira dhe e keni vënë re…ato zbulohen gjithnjë vonë. Shiheni videon e plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA