Verën e kaluar, Administrata e udhëhequr e Donald Trump humbi shansin për të blerë miliona doza shtesë të vaksinës së COVID-19 të Pfizer. Si pasojë e këtij vendimi mund të shkaktojë vonesë në shpërndarjen e një grupi të dytë të dozave derisa prodhuesi të përmbushë kontratat e tjera ndërkombëtare.
Sipas The Guardian, ditën e hënë ky zbulim u raportua nga New York Times dhe konfirmuar për Associated Press, një ditë para se Donald Trump të synonte të merrte meritat për zhvillimin e shpejtë të vaksinave të ardhshme në një samit të Shtëpisë së Bardhë.
Një nga pretendentët kryesorë të vaksinës për COVID-19, pritet të miratohet nga një panel i shkencëtarëve të Administratës së Ushqimit dhe Barnave që këtë javë.
Sipas CNN, zyrtarët e administratës Trump mohuan të hënën se ata refuzuan një mundësi për të blerë më shumë doza të vaksinës Pfizer muaj më parë.
Anëtarët e lartë të Operacionit Warp Speed të administratës Trump folën rreth çështjes në një thirrje konferencë me gazetarët.
Një zyrtar i lartë i administratës i cili nuk dëshironte të identifikohej tha se administrata është “në mes të një negocimi tani” dhe nuk mund të flasë publikisht për këtë.
“Por ne ndjehemi absolutisht të sigurt” se do të ketë një “numër të mjaftueshëm të dozave për të vaksinuar të gjithë amerikanët që dëshirojnë para fundit të tremujorit të dytë të vitit 2021”, ka thënë zyrtari.
Sipas CNN kontrata fillestare e SHBA-së, një marrëveshje e përparuar e blerjes me Pfizer, u nënshkrua më 22 korrik, tha zyrtari i administratës. Kjo marrëveshje ishte për 100 milionë doza me mundësi për të blerë më shumë.
Sipas CNN, 100 milionë doza do të ishin të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milionë njerëz, sepse është një vaksinë me dy doza, ku përveç kësaj, administrata tha se po vazhdon të negociojë me disa kompani që punojnë në vaksinat për COVID-19.
CNN ka theksuar se SHBA ka mundësinë për të blerë 3 miliardë doza vaksine, midis të gjitha kontratave që qeveria federale ka aktualisht me kompani të ndryshme.
Top Channel