Njëzëshëm SHBA dhe BE kanë lëshuar ultimatumin e radhës për të gjithë aktorët e përfshirë në rikthimin e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkesën ia dërgoi në mënyrë specifike Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë. KED duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe dërguar listën e kandidatëve Presidencës dhe Parlamentit. Proceset duhen respektuar por jo abuzuar”, tha Kim.
Edhe kreu delagacionit të BE në Tiranë Luigi Soreca i rikujtojë politikës shqiptare se Gjykata Kushtetuese krahas nevojës për ti shërbyer qytetarëve shqiptare, ka edhe një tjetër rëndësi.
“Është me të vërtetë kritike që KED të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në opinionet e Komisionit të Venecias. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është një kusht kryesor për të filluar bisedimet e pranimit në Konferencën e Parë Ndërqeveritare”, tha Soreca.
Seanca e fundit e parlamentit për këtë vit parashikohet në kalendar ajo e 17 Dhjetorit. Por a do të mundet që parlamenti në këtë seancë ti rikthej vendin Gjykatën Kushtetuese në një kohë kur presioni SHBA dhe BE sa vjen e shtohet?
Të gjitha gjasat janë po, nëse vendosim si paralelizëm, votimin për reformën në drejtësi e miratuar në minutë të fundit.
Top Channel