Gjykata Administrative e Apelit rikthen sërish në garë për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto, duke vendosur ‘pro’ saj.

Kujtojmë se pedagogia, Peto paditi KED, pasi këta të fundit e përjashtuan nga gara për në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi për mos plotësim kriteresh, ndërsa tashmë duhet ta verifikojë për të tretën herë. Vendimi u mor ditën e sotme, teksa padia ishte depozituar më 3 dhjetor.

“Do të rishikoj vendimmarrjen time në lidhje me KED nëse do e vijoj procedurën” ka thënë ajo për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA